Takimi i nesërm Kurti-Vuçiq, kjo është agjenda e takimeve
Lexohet për: 2 min.
Kurti-vucic-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër (27 shkurt) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, të mërkurën, ka publikuar agjendën për takimin e  27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak. duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.

Fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

https://kosovapress.com/borrell-shpresoj-qe-kurti-e-vuciq-ta-pranojne-propozimin-evropian/
https://kosovapress.com/takimi-kurti-vuciq-analistet-vetem-sanksionet-mund-ta-bindin-vuciqin/
https://kosovapress.com/zbardhet-agjenda-e-takimit-kurti-vuciq-ne-fokus-propozimi-evropian/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025