Takimi i Këshillit Kombëtar për Ekonomi, ekzekutivi fton bizneset për bashkëpunim
Lexohet për: 2 min.
kurti-konferenca-070524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime kreu i ekzekutivit kosovar Albin Kurti u ka bërë thirrje bizneseve që ta vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë për të zhvilluar së bashku plane strategjike dhe operacionale që rrisin investimet e huaja direkte, eksportin dhe nxisim zhvillimin efektiv të biznesit.

Kurti poashtu ka thënë se duan që qytetarët të jenë të përgatitur mirë dhe konkurrues në Kosovë.

Kurti ka përmendur edhe ddisa rezultate nga bashkërendimi institucional dhe komunikimi i qartë me bizneset.

Ndërkaq bëri me dije se edhe pse sektori publik dhe ai privat janë të ndara, shtëpia sipas tij është një.

Derisa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka përmendur edhe fondin e Bashkimit Evropian për implementimin e projektit për ballkanin Perendimor.

Sipas tij Kosova mund të përfitoj rreth 945 milion euro.

Edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka bërë me dije skemat dhe subvencionimet e shtetit në sektorin e energjisë.

Sipas Rizvanollit, më 18 mars ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka përfunduar marrëveshjen e financimit për parkun solar prej 100 mgw në pronësi të KEK-ut.

Gjatë viteve në vijim sipas saj do të ndërtohen së paku 200 mgw të parqeve solare derisa sipas saj detyrimisht do të krijohen vende të reja të punës në këtë fushë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024