Italia është në favor të një armëpushimi në Gaza, tha ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani gjatë një vizite në Izrael të enjten.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të vendosë për një armëpushim të shtunën në Izrael, Tajani tha se "ne jemi në favor të një ndërprerjeje të konfliktit në Gaza, me kusht që ky të mos jetë një propozim kundër Izraelit dhe të mos vijnë më shumë raketa nga Hamasi për të goditur vendin”, raporton ANSA.
Shifrat e ushtrisë treguan se 1.258 ushtarë ishin plagosur që kur Izraeli zgjeroi ofensivën tokësore në Gaza më 27 tetor.
Shifrat thonë se të paktën 556 ushtarë janë vrarë, duke përfshirë 219 në Gaza, që nga ofensiva tokësore dhe 2.748 të plagosur që nga shpërthimi i konfliktit në fillim të tetorit.
Lufta izraelite ka lënë 85% të popullsisë së Gazës të zhvendosur brenda vendit mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa më shumë se gjysma e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së, raporton AA.