Tahiri: Të formohet komisioni hetimor për kontratat një-burimore, janë nënshkruar 220 të tilla
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri deklaroi se duhet të ketë hetim parlamentar në të gjitha ministritë dhe ndërmarrjet publike ku ka pasur kontrata një-burimore. Sipas tij, janë nënshkruar 200 milionë euro kontrata, në mungesë transparence dhe duke iu shmangur konkurrencës.
Ai në seancë të jashtëzakonshme u bëri thirrje deputetëve që të votojnë themelimin e komisionit hetimor për kontratat një-burimore të nënshkruara nga Qeveria Kurti.
Më tej, Tahiri theksoi se në hulumtimin që kanë bërë si grup parlamentar kanë parë që janë rreth 220 kontrata një-burimore në vlerë prej 153 milionë euro.
Sipas tij, abuzimet janë të mëdha sa që është sfidë të hetohen për 11 prokurorë.
Tahiri theksoi se situatë e njëjtë është edhe në ministri të tjera, ku shtoi se hetimi parlamentar është i rëndësishëm.
Kjo seancë e jashtëzakonshme po mbahet me kërkesën e 40 deputetëve. /Sh.Pajaziti