Tahiri: Qeveritarët janë të mirë të punojnë në institute të analizave
Lexohet për: 6 min.
besnik tahiri2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka adresuar pyetje ndaj pushtetit se pse nuk e kanë dërguar Ligjin e Pagave në Qeveri brenda marsit siç ishte zotuar.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri edhe njëherë ngriti çështjen e pagës minimale dhe Trusit-t, ku për këtë të fundit tha se duhet që qytetarëve t’iu lejohet tërheqja e parave të Trust-it. E rritja prej 10 për qind e ekonomisë në vend siç po deklarojnë nga qeveria, Tahiri thotë të ketë ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve.

Tahiri foli edhe për paralajmërimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se do ta bllokojnë qeverinë nëse preken veteranët. Tahiri në konferencën për medie tha se kryeministri Albin Kurti nuk mundet me i tregu Haradinajt se sa ushtarë i ka pasur në Dukagjin.

“Siç e dini ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021. Ndërsa po ashtu është pjesë e agjendës së qeverisë për këtë vit dhe mbi të gjitha e dini që ka pas një zotim të Qeverisë, të ministrit të punëve të brendshme që në mars ky vit të kaloj në Qeveri. Pyetja ime e parë është ku është ligji i pagave? Ku jeni fshehur me këtë ligj? Ku është procesi i punë për  finalizimin e këtij ligji pse na keni thënë se ligji bëhet në mars? A ka qenë në atë kohë vetëm sa me i mashtru sindikatat apo është pazotësi e juaja dhe nuk dini me bo këtë ligj. Kjo nuk është një obsesion as i imi personal e as i Aleancës. Është një obligim që e kemi si deputet dhe përfaqësues të popullit dhe vjen si rrjedhojë e një zotimi rreth kësaj teme[...]është më normale që ministri dhe kryeministri me thënë nuk kemi mundur kemi pas tema ma serioze, kemi pas përgjegjësi të rënda, kemi pas probleme, nuk kemi ditë. Një përgjigje është dashur ta bëjë qeveria në një konferencë dhe t’iu kërkoj falje sindikatave”, tha ai.

Tahiri pyeti se krahas rritjes ekonomike që ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve, a është rritë është buxheti familjarë.

“Nuk e di a janë të vetëdijshëm qeveria të kuptojnë se fjalët e tyre të bukura se është rritë ekonomia në 10 për qind nuk po kanë asnjë ndikim te populli. Ekonomia po thotë është rritë 10 për qind, të hyrat janë rritë. Por a bon me ditë a është rritur buxheti familjar i një njeriu që është në punë, në sektorin publik, një punëtori në sektorin privat dhe njerëzve që janë pa punë dhe me skema sociale e meqë është rritë 10 për qind, çka ka përfitu qytetari i Kosovës? Dihet që është 10 për qind se janë rritë çmimet dhe shtrenjtimi i çmimeve e ka sjellë këtë situatë”, u shpreh ai.

Ai ka kërkuar edhe që të funksionalizohet Autoriteti i Konkurrencës për të kontrolluar rritjen e çmimit të derivateve.

Teksa ritheksoi qëndrimin e AAK-së për tërheqjen e Trust-it, Tahiri tha se Qeveria është sjellë zakonshëm në një situatë të pazakontë. Ai para gazetarëve tha se pushteti aktual mund të jenë të mirë të punojnë në institute të analizave por jo në qeveri dhe të marrin vendime.

Është e palogjikshme që në një gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria me u sjellë zakonshme sikur që nuk ka ndodhë asgjë. Është një krizë serioze ekonomike e cila duhet të adresohet. Dhe një mekanizëm për adresim është Trusti. Trusi është fond i qytetarëve të punësuar, është i tyre i cili pas 65 vjetësh e shfrytëzojnë[...]këta njerëz të lodhin në parlamentet tu fol, thotë na e kemi marrë populli na ka votu. Para 20 vjetësh çka ka ndodhë flasin. E kur të vjen puna me marrë një vendim këta janë në analizë. Këta janë të mirë me punu në institute të analizave, por në qeveri me marrë vendim, me vjen keq nuk janë për me marrë vendime”, tha ai.

E sa i përket paralajmërimit të Ramush Haradinaj se do të protestojnë nëse qeveria sipas tij vazhdon t’i ofendojë veteranët, Tahiri tha se ai nuk kërcënon dhe se ai ka paralajmëruar vetëm për veprime politike për një temë.

Madje ai tha se Kurti mundet me tregu se sa njerëz i ka pasur në qeli dhe sa ka vuajtur, por nuk mundet me i tregu Haradinajt se me sa njerëz ka luftuar në Dukagjin.

Ramush Haradinaj nuk kërcënon, ky është një interpretim. Ramush Haradinaj të paralajmëron për kursin e veprimit politik që ai do ta ndërmarrë në një temë të caktuar dhe një temë është kjo. A po duam sundim të ligjit, a po duam drejtësi, a po duam vendim të gjykatës? Atëherë ju lutem duke parë se ka një vendim të gjykatës lërja gjykatës. Ky është presion i drejtpërdrejt i Albin Kurti ndaj gjykatës ndaj procesit të sundimit të ligjit, nuk është i Ramushit. Ramushi veç po tregon që nuk mundesh me i tregu sa ushtarë i kam pas në Dukagjin se ti ke qëndru në Prishtinë. Ti mundesh me tregu se sa njerëz i ke pas në qeli dhe sa shumë ke vuajtur dhe atë vuajtje ja njohim por jo me sa njerëz ka luftuar në Dukagjin. Kjo është pakuptueshme, jo serioze kjo është me ja prekë dinjitetin secilit ushtarë, secilës familje të dëshmorëve, secilit të plagosur secilit njeri që një ditë e ka marrë luftën e nuk ka pi kafe nëpër qoshe”, përfundoi ai.

https://kosovapress.com/admin/tahiri-qeveria-ti-kerkoje-falje-sindikatave-per-ligjin-e-pagave/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bharadinaj-paralajmeron-kurtin-nese-vazhdon-ti-ofendosh-veteranet-do-te-perballesh-me-protesta/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025