Tahiri për pagën e 13-të: Marre me u shpërnda për sektorin publik e mos të ndihmohet ai privat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri për pagën e 13-të: Marre me u shpërnda për sektorin publik e mos të ndihmohet ai privat
02/04/2026 - 11:27
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se paga e 13-të për sektorin publik nuk ka qëllim të zbusë varfërinë, por është premtim para-elektoral dhe nga qeveria në pushtet shihet si mundësi për ndikim në vota në rast se vendi shkon në zgjedhje.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri para gazetarëve e ka quajtur “ngushllak” diskutimin për këtë temë.

Ai ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që urgjentisht të marr veprime për punëtorët e sektorit privat.

“Rroga e 13 për sektorin publik për 80 mijë njerëz nga kjo qeveri as nuk ka qëllim me zbut varfërinë  as  nuk ka qëllim me zbut pabarazinë është vetëm një veprim që ka buruar prej zotimit para-elektoral; e duke e ditur që mund të shkojmë në zgjedhje  mund të ketë ndikim në votë të sektorit publik dhe mund të ketë ndikim në zgjedhjet që mund të vijnë. Ajo që sot u them të gjithë anëtarëve të qeverisë është marre  me ia shpërndarë pagën e 13-të sektorit publik e mos i shpërnda dhe mos i ndihmua askënd në sektorin privat. Sot mendja e njerëzve që kanë  integritet dhe marre është tek ai punëtori që është në ndërtimtari sot..por kërkesa jonë është kjo që thash qeveri vepro për sektorin privat” , tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026