Tahiri: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Lexohet për: 2 min.
96121668680158
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Pavarësia e Kosovës ishte pikë kthese e paqes dhe stabilitetit. Sipas tij, pavarësia e vendit është e pakthyeshme dhe është detyrë që të punohet drejt familjes evropiane.

Ai në seancën solemne të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka kujtuar prirësit e luftës të cilët po mbahen në Hagë, për të cilët tha se po përballen edhe me një betejë tjetër.

“Nuk mundemi pa e kujtuar Prekazin, Gllogjanin, Llaushën, Llapashticën, Dushkajën, Kosharen e shumë beteja të tjera të lavdishme. Mijëra djem e vajza që u bën arterie e furnizimit për luftën dhe mburojën e lirisë. Legjendarët tanë, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi Lladrovcin, Agim Ramadanin, Ilir Konushevcin e shumë e shumë të tjerë që na bëjnë sot të ndihemi krenarë. Pa dyshim, kujtojmë lëvizjet mbarë popullore, studentore, politike, civile, e partiake. Kujtojmë me respekt të përjetshëm presidentin Ibrahim Rugova, i cili ishte udhëheqësi i këtij kombi në kohën e okupimit të egër të regjimit të atëhershëm”, ka thënë Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së shtoi se duhet të punohet deri në bashkimin e familjes evropiane.

“Tani e  dinë të gjithë që Republika e Kosovës, pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe është detyrë e këtij brezit të fundit, është detyrë e jona e që i përkasin edhe ne që Kosovën ta bëjmë të përfunduar, të punojmë e të bëjmë gjithçka të mundshme që ta bëjmë pjesë të familjes evropiane, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe OKB-së. Pavarësia e Kosovës ishte pikë kthese e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës. Që nga shpallja e pavarësisë kemi demonstruar me punë e fakte pjekurinë dhe maturinë në qëndrimet tona”, ka shtuar ai.

Tahiri shtoi se ka sfida në rrugën para, për çka tha se duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe pa ndasi politike. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025