Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se bashkëpunimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me homologun e tij në Shqipëri, Edi Rama, është në nivelin më të ulët.
Lidhur me deklarimin e Ramës i cili ka bërë të ditur se u ka dorëzuar ndërkombëtareve një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Tahiri ka thënë se nuk duhet paragjykuar.
"Problemi i parë është që pika e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë është në nivelin më të ultë, derisa ka ardhur deri këtu puna në këtë komunikim", ka thënë Tahiri.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Sipas Ramës, dokumenti konfidencial nuk do të bëhet publik. Ai pret që i njëjti të arrijë të çojë në një tjetër nivel procesin e dialogut Kosovë-Serbi.