Tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së 34-të
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të dielën janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës nga të cilat edhe është kompletuar xhiro e 34-të e këtij kampionati për sezonin 2021/22.

Gjilani e mposhti Llapin me rezultat 4-2 në kryendeshjen e kësaj jave, Prishtina triumfoi ndaj Ulpianës, kurse në një ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesë Malisheva dhe Drenica luajtën baraz pa gola në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, raporton KosovaPress.

Ballkani, që tashmë është shpallur kampion, me fitoren ndaj Feronikelit ka arritur në kuotën e 73 pikëve. Kampioni pasohet nga Gjilani me 62 pikë, Drita me 587, Llapi me 54 dhe Prishtina me 48 pikë.

Në vendin e gjashtë pozicionohet Dukagjini me 46 pikë, pastaj vijnë Malisheva dhe Drenica me nga 44 pikë, kurse Ulpiana dhe Feronikeli që tashmë kanë rënë një kategori më poshtë e mbyllin tabelën me nga 24, përkatësisht 12 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025