Sveçla: Shëndeti i zyrtarëve policorë është prioritet shtetëror
Lexohet për: 2 min.
MPB
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka premtuar se zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet përfshirë edhe në listat e pritjes në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në të gjitha spitalet rajonale të Kosovës.

Ai këto komente i bëri në një postim në Facebook pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes drejtorit të ShSKUK-së Elvir Azizi dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, përmes së cilës personelit policor dhe rekrutëve do t’iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK dhe në të gjitha spitalet rajonale.

“Në këtë marrëveshje që ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policorë i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale etj.”, ka thënë Sveçla.

Ndryshe, zbatimi i kësaj marrëveshje do të garantohet përmes zyrtarëve policorë që do të vendosen si pika referuese për zyrtarët policorë në ShSKUK dhe spitale rajonale.

Policia meriton trajtim të dinjitetshëm, flasin deputet dhe qytetarë - KosovaPress

Policia e Kosovës tregon arsyen e fillimit të ndërtimit të stacionit të ri në Zubin Potok - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025