Sveçla për sulmin ndaj lokalit në veri: Rendi e ligji do të triumfojnë mbi terrorin
Lexohet për: 2 min.
1-Xhelal-Sveçla-5-of-9
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me koktej molotovi ndaj pastiçerisë “Sharr”, në Mitrovicën e Veriut, aty ku kishte qëndruar edhe vet ai.

Sveçla ka shkruar në Facebook se prej tri vitesh angazhohen pa reshtur në shtrirjen e sundimit të rendit dhe ligjit në veriun e vendit tonë që më parë ka qenë zonë e kontrolluar nga bandat kriminale të Serbisë e njollë e zezë për vendin tonë.

“Lufta jonë e pandalshme ndaj grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese me ç’rast shumë qytetarë tanë atje kanë filluar të krijojnë mundësitë për zhvillimin e tyre. Ky fakt duket se i pengon edhe disa mbetjeve kriminale të Serbisë në veri me ç’rast në mëngjesin e sotëm jam njoftuar se është sulmuar me koktej molotovi pastiçeria “Sharr” në Mitrovicën e Veriut. Dënoj ashpër këtë sulm dhe kërkoj nga organet përkatëse në identifikimin sa më të shpejtë të kryesve e këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Ministri Xhelal Sveçla thekson se sulmet e tilla nuk do të na zmbrapsin asesi dhe jam i bindur se nuk do t’i frikësojnë e ndalin as qytetarët tanë.

“Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin”, ka shkruar ai.

https://kosovapress.com/sulmohet-me-molotov-lokali-ku-qendroi-ministri-svecla
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024