Sveçla jep detaje nga bastisja në Prishtinë, ka të bëjë me aktivitete ilegale të një OJQ-je serbe
Lexohet për: 2 min.
Xhelal Sveçla
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka dhënë detaje rreth aksionit të bastisjes sot në kryeqytet, duke thënë se ajo është kryer në bazë të informacioneve mbi aktivitetin e dyshimtë të një organizate joqeveritare, e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” (Qendra për paqe dhe tolerancë Prishtinë) nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar për natyrën e kësaj OJQ-je, ka sqaruar Sveçla.

Bastisje në një objekt në Prishtinë, dyshohet për shërbime ilegale mjekësore • KosovaPress

MPB ka njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta OJQ ka veprimtari ilegale, gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit.

“Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit. Kosova është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, ka përfunduar Sveçla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025