Suspendohet presidenti i Federatës së Futbollit në Spanjë
Lexohet për: 1 min.
Spanja
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Pedro Rocha është suspenduar për dy vjet për një “shkelje shumë të rëndë” të autoritetit të tij. Gjykata e lartë sportive e Spanjës (TAD) e konsideroi shkarkimin e shtatorit të ish-sekretarit të përgjithshëm Andreu Camps si abuzim me autoritetin e Rochas.

Vendimi vjen dy ditë pasi Rocha mori pjesë në fitoren finale të Kampionatit Evropian të Spanjës ndaj Anglisë në Olympiastadion të Berlinit të dielën, përcjellë KosovaPress.

Gjykata sportive e ka pezulluar Rochan nga mbajtja e një posti në një federatë sportive për dy vjet sdhe i ka dhënë atij dy gjoba prej 16,527.84 euro për dy shkeljet e tjera.

Veprimet e tij u konsideruan si shkelje të rregulloreve të disiplinës sportive dhe ishin një “shkelje shumë e rëndë” e nenit 76. 1, që lidhet me shpërdorimin e autoritetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024