Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 orë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzullah Rexhepi tha se ky udhëzues shënon moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

"Me lansimin e këtij udhëzuesi shënojmë një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Udhëzuesi i miratuar në vitin 2018 ka shërbyer për trajtimin e rasteve penale. Me qëllim që të adresohen ndryshimet e legjislacionit, është hartuar udhëzuesi për matjen e dënimit i cili ofron sqarime specifike për secilin kapitull të Kodit Penal", tha ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se përgjegjësia për dënimin shtrihet përtej gjyqësorit. Sipas tij, raportet ndërkombëtare e vendore tregojnë se në Kosovë po shqiptohen dënime më të buta.

"Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme dhe udhëzuesi do të ofrojë një kornizë të përgjithshme..... Ky udhëzues nuk e kufizon diskrecionin, por e rrit atë duke ju ofruar një strukturë drejt marrjes së dënimit të qëndrueshëm", tha ai.

E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj tha se ky udhëzues orienton të gjithë dhe është investim kapital në sistemin e drejtësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024