Superliga vjen me dy ndeshje, vëmendja në Malishevë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Superliga e Kosoves
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll filloi dje me ballafaqimin ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt, me skuadrën mysafire që triumfoi me rezultat 2-1. Kjo xhiro do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaftë interesante.

Skuadra e fundit në tabelë,.Feronikeli e pret Dritën me synimin për të nxjerrë ndonjë rezultat pozitiv,. por nga ana tjetër, Drita kërkohet të rikthehet te fitorja pas barazimit me Gjilanin në derbin lokal, raporton KosovaPress.

Por, vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Liman Gegaj”, aty ku Malisheva si liderë e tabelës e pret Prishtinën e vendit të katërt.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024