Superliga Evropiane, Agnelli flet sot para të parit të UEFA-së
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Projekti i SuperLegës nuk ka dështuar asnjëherë, të paktën në mendjet dhe synimet e Andrea Agnellii, Florentino Perezit dhe Joan Laportas.

Për presidentët e Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës, tre klubet themeluese të tentativës së parë u ndërprenë menjëherë me largimin thuajse të menjëhershëm të ekipeve të mëdha si Milani, Interi Atletico Madridi, PSG, Bayern, Borussia Dortmund dhe e ardhmja e futbollit evropian nuk pësoi ndryshime, përcjellë KosovaPress.

Tani, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Andrea Agnelli duhet të flasë dhe të shpjegojë sot se cilat janë udhëzimet e reja në kongresin sportiv-ekonomik të organizuar nga Financial Times në Londër. Një takim në të cilin ndër të tjera do të marrë pjesë në videokonferencë edhe numri një i Uefa-s, Aleksander Ceferin, ish-partneri i Agnellit dhe sot kundërshtari kryesor i tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024