Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Këtë fundjavë, Superliga e Kosovës në basketboll do t’i rikthehet aksionit, ku do të zhvillohen ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 22.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiro do të zhvillohet të shtunën në Gjakovë, ku me fillim nga ora 17:00 Vëllaznimi luan kundër Pejës, raporton KosovaPress.

Po ashtu, të shtunën do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit nga ora 19:00.

Ndeshje interesante do të ketë edhe të diele, ku Trepça përballet me Istogun, kurse Proton Cable Prizreni luan kundër Sigal Prishtinës.

Ndeshjet e javës së 22-të të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.

E shtunë

17:00 Vëllaznimi - Peja      

19:00 Bashkimi - Golden Eagle

E diel

17:00 Trepça - Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni - Sigal Prishtina

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025