Super-tajfuni i afrohet Filipineve, evakuohen mbi 120 mijë banorë
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Ndërsa super tajfuni Man-yi po i afrohet Filipineve, dhjetëra-mijëra njerëz janë evakuuar, duke shënuar stuhinë e pestë tropikale që goditi vendin në tri javët e fundit, njoftoi media shtetërore sot.

Deri më tani, mbi 124 mijë individë ose 43.623 familje, kanë ndjekur urdhrat e evakuimit të qeverisë, pasi tajfuni Man-yi, i njohur lokalisht si Pepito, pritet të zbresë në Catanduanes sonte ose nesër në mëngjes.

Stuhia parashikohet të sjellë erëra me shpejtësi 240 kilometra në orë, njoftoi Agjencia Filipine e Lajmeve, duke cituar Zyrën e Mbrojtjes Civile (OCD).

Stuhia do të prekë provincën ishullore të Catanduanes, e cila është pak e populluar, me intensitet të një super tajfuni.

Në kryeqytetin Manila, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin paraprak të banorëve nga shtatë zona bregdetare me rrezik të lartë.

Zyrtarët shtetërorë të motit kanë treguar se mbi 7.6 milionë njerëz janë në rrezik nga përmbytjet për shkak të rritjes së ujit të detit dhe dallgëve të larta në zonat e ulëta bregdetare. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024