Sulmoi policen, arrestohet një vajzë në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tre persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për shkak të sulmit, kanosjes, fyerjes e pengimit në detyrë të zyrtarëve policor.

Sipas Policisë, një vajzë është arrestuar dje në Ferizaj, pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht, si dhe ofenduar një zyrtare policore ,e cila ishte duke u marrë me një rast.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Kurse, një Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pasi është ndaluar nga policia në lidhje me një kundërvajtje në trafik, fillimisht ka refuzuar të gjitha urdhëratë e zyrtarit policor e më pas ka ofenduar dhe kanosur zyrtarin policor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Gjakovë, mbrëmë është arrestuar një person, i cili më 18 shtator, kishte penguar policët në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024