Sulmohen mediat në Leposaviq, gazetarja e Klan Kosovës pëson lëndime trupore
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se edhe Qendresa Sinani, gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit.
Sipas AGK-së Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike”, thuhet në reagim.
AGK-ja, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës, që t’i sjellë para drejtësisë sa më parë që është e mundur sulmuesit e kolegëve tanë.