Sulmi në Banjska, Hasani: Nuk i qohet ushtria fqinjit tek kufiri
Lexohet për: 1 min.
hasani-160123
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvlla, ka kërkuar sërish nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë për aktin e agresionit ndaj Kosovës, më 24 shtator të vitit 2023. 

Kryediplomatja kosovare pas takimit me homologun e saj nga Shqipëria, Igli Hasani, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë unifikim, koordinim dhe bashkëveprim të politikës se jashtme.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani, theksoi se autorët e sulmit kriminal dhe terrorist në Banjskë duhet të dalin para drejtesisë.

Ai nënvizoi se Shqipqria është një aleat të përjetshëm i Kosovës.

"Nuk i qohet ushtria fqinjit tek kufiri. Të gjithë jemi të qartë se garancia më e madhe për sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria bën pjesë", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025