Sulmi i së dielës në veri, terroristi Radojiçiq: Personalisht kam bërë përgatitje logjistike
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Terroristi Millan Radojiçiq e ka pranuar që ka marrë pjesë në sulmin e së dielës kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Përveç kësaj, ai ka thënë se ka bërë vet përgatitjet logjistike por ka mohuar se ka njoftuar strukturat qeveritare të Serbisë. Vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku ai e ka quajtur “aksidentale”.

Në adresimin e avokatit Goran Petronijeviq, i cili ka lexuar letrën e Radojiçiq, thuhet se ky fundit kishte ardhur në veri të dielën që t’i “rezistojë terrorit të pushtetit dhe të mbrojë popullin”.

“Personalisht kam bërë përgatitje logjistike për mbrojtjen e popullit tonë nga pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka pasur karakter apo qëllim tjetër dhe nuk ka asnjë lidhje me përfshirjen time të mëparshme politike. Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturën qeveritare të Republikës së Serbisë, as nga strukturat politike lokale nga veriu i Kosovës, as nuk kam pasur ndihmë prej tyre, sepse deri më tani kemi pasur qëndrime të ndryshme për çështjen e metoda e deritashme të rezistencës ndaj terrorit të Kurtit”, tha ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar tetë persona.

https://kosovapress.com/admin/video-nga-villa-dhe-banesa-e-radojciqit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024