Sulmi i hakerëve, sërish probleme me sistemin TIMS
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Janë rikthyer problemet me sistemin TIMS në pikat e kalimit kufitar të Goricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se aktualisht po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.

Në Qafë Thanë dhe Kapshticë sistemi herë pas here ka probleme, çka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, njësoj funksionon dhe pika e Goricës.

Sistemi TIMS u sulmua disa ditë nga hakerat iranianë dhe për dy ditë u bllokua në pjesën më të madhe të pikave të kalimit kufitar, mes të cilave dhe aeroporti i Rinasit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024