Sulmet e reja të Izraelit dhe Amerikës ndaj Iranit pritet të jenë shumë më të gjera se ato që këto dy shtete kishin kryer qershorin e vitit të kaluar ndaj objekteve bërthamore të Republikës islamike, raportoi të shtunën The Neë York Times, përcjellë AA, transmeton KosovaPress.
Nga të dhënat fillestare, kuptohet se focus i raketave për momentin, është infrastruktura ushtarake e Iranit, thuhet në raport, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Duke cituar tre zyrtarë izraelitë të sigurisë të njohur me operacionet, gazeta shtoi se një nga qëllimet kryesore të valës së parë të përbashkët të sulmeve në Iran ishte goditja e sa më shumë udhëheqësve.
Ata thanë se, ngjashëm me sulmet e mëparshme në qershor të vitit të kaluar, planifikuesit synonin të ruanin të paktën një element befasie, duke besuar se duhej të synonin zyrtarët e lartë iranianë në goditjet e para, përpara se masat e shtuara të sigurisë ta bënin më të vështirë arritjen e qëllimit të operacionit.Reed, sipas gazetës kishte thënë, para sulmit se “nëse lufta është e panevojshme, ajo duhet shmangur”.
Ai tha se Kongresi “nuk ka marrë informime apo inteligjencë reale” për një sulm të mundshëm dhe se, ndonëse Irani paraqet një kërcënim “serioz” dhe “destabilizues” për SHBA-në dhe aleatët e saj, administrata nuk ka paraqitur asnjë “arsyetim strategjik për sulme parandaluese”.
Qershorin e kaluar, SHBA-ja goditi tre objekte bërthamore iraniane në fund të luftës 12-ditore Izrael-Iran.