Sulm me acid në një kafene gjermane, lëndohen disa persona
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Disa persona janë lënduar nga një sulm me acid në një kafene në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Bochum.

“Një burrë ka hyrë në kafene rreth orës 15:25 dhe derdhi një lëng acid mbi një mysafir të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme” duke e lënë viktimën “të plagosur rëndë”, tha policia lokale në njoftimin për shtyp.

Një grua e ulur në tavolinë me të dhe një kameriere u lënduan gjithashtu. Gjatë operacionit, katër policë dhe dy zjarrfikës që ranë në kontakt me lëngun gjithashtu pësuan lëndime, tha policia.

Autori fillimisht është arratisur por është arrestuar pak më pas në afërsi. Motivi i ngjarjes është ende i paqartë. Një hetim policor është duke vazhduar. /CNN

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024