Stuhia e fortë shkakton përmbytje në Sicili të Italisë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Stuhia e fortë shkakton përmbytje në Sicili të Italisë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një stuhi e fortë dhe shira të dendura në Italinë jugore kanë shkaktuar përmbytje në ishullin e Sicilisë të mërkurën.

Sipas medias kombëtare, shirat e dendura që kanë prekur jetën e përditshme në qytetin e Katanias dhe zonat përreth në Sicilinë lindore që prej 11 nëntorit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.

Në veçanti, qytetet Giarre, Acireale dhe Linguaglossa kanë pësuar përmbytje të rënda, me disa automjete të përfshira në det dhe raportohet për dëme të mëdha materiale.

Makinat ishin ngecur në baltë, ndërsa rrugët dhe shtigjet e përmbytura nga uji u shndërruan në lumenj. Zjarrfikësit shpëtuan shumë njerëz në vështirësi në këto zona.

Departamenti i Mbrojtjes Civile i Kryeministrisë italiane ka lëshuar një alarm “të kuq” për reshjet e dendura në bregun lindor të Sicilisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Mbrojtja civile raportoi gjithashtu se 400 milimetra shi kishin rënë në Giarre në gjashtë orët e fundit.

Kryetari i bashkisë Katania, Enrico Tarantino, ka bërë të ditur se shkollat ​​në qytet do të mbyllen për shkak të motit të keq, ndërsa shkollat ​​në Sirakuza janë mbyllur. Ndërkohë, në malin Etna, vullkani aktiv pranë Katanias, ka rënë bora e parë. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024