Njerëzit me presion të lartë të gjakut që marrin paracetamol me recetë mund të kenë një rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe goditjes në tru, tregon një studim i ri.
Mjekët duhet të marrin parasysh rreziqet dhe përfitimet për pacientët që marrin paracetamol për disa muaj, thonë studiuesit nga Universiteti i Edinburgut. Ata shtojnë se për dhimbje koke dhe temperaturë mund të merren pa frikë.
Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si një qetësues dhimbjesh afatshkurtër, por përdoret gjithashtu për dhimbjet kronike, pavarësisht nga dëshmitë e pakta të përfitimeve nga përdorimi i tij afatgjatë.
Gjysmë milion njerëz, ose 10 për qind e popullsisë skoceze, morën ilaçe kundër dhimbjeve në vitin 2018. Gati një e treta e njerëzve në Britaninë e Madhe vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, raporton BBC.
Studimi zbuloi se paracetamoli rrit presionin e gjakut, një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut pas sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, shumë më tepër se placebo, thotë profesor James Dear, një farmakolog klinik në Edinburg.
Studiuesit këshillojnë mjekët që pacientëve me dhimbje kronike t'u japin sa më pak doza paracetamoli dhe t'u kushtojnë vëmendje të veçantë atyre me presion të lartë të gjakut dhe atyre në rrezik për të zhvilluar sëmundje të zemrës.