Strukturat paralele ilegale serbe rrethojnë objektin e Komunës së Zubin Potok-ut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Strukturat paralele ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qasjen në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri, raporton KosovaPress.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se në derën kryesore të objektit komunal në Zubin Potok disa persona tashmë kanë filluar të vendosin rrethoja prej hekuri.

“Sot janë paëe disa persona në hyrje të objektit të Komunës duke vendosur rrethoja prej hekuri”, ka thënë burimi.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkryetari-i-zgjedhur-i-zubin-potokut-pret-te-betohet-nese-duhet-do-ta-marr-objektin-e-komunes/

Ndryshe, e ashtuquajtura “rezistencë” serbe vjen vetëm një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se do të ketë “krizë të madhe” në veri të Kosovës.

Ai para gazetarëve të mërkurën ka akuzuar ndërkombëtarët se gjoja po mbështesin kryeministrin Albin Kurti, për të shuar pikërisht “rezistencën e serbëve”.

https://kosovapress.com/admin/vuciq-be-ja-kerkoi-djegien-e-mandateve-te-kryetareve-te-zgjedhur-ne-veri/

Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore u mbajtën më 23 prill.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8boctopus-vuciq-ka-urdheruar-rebelimin-e-serbeve-ne-veri-te-kosoves/

Serbia vazhdimisht apeloi serbët të mos dalin në votime. Si pasojë e presionit të Beogradit zyrtar, edhe kryetari i Partisë së Serbëve, Aleksandër Jabllanoviq është tërhequr nga gara zgjedhore.

https://kosovapress.com/admin/ekskluzive-jabllanoviq-terhiqet-nga-gara-per-kryetar-te-leposaviqit/?fbclid=IwAR2MNRI32-6_DYDF2gR_C5SZyViberfVnTuhBO25W8MOTlvK_bL-BTRxP9I

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
604
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024