Struktura e paparë ndonjëherë kristalore zbulohet brenda meteoritit Diablo canyon
Lexohet për: 2 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shkencëtarët gjetën diçka të papritur brenda një meteori që goditi Tokën 50.000 vjet më parë.

Diablo Canyon u zbulua për herë të parë në Arizona në vitin 1891, por hulumtimet e reja sugjerojnë se ai përmban struktura kristalore diamanti të paparë kurrë më parë.

Ndërsa studionin diamantet brenda një meteori të lashtë, shkencëtarët kanë gjetur një strukturë mikroskopike të çuditshme, me veti unike që një ditë mund të përdoren për të zhvilluar mbushje super të shpejtë ose lloje të reja të elektronikës.

Diamantet në këtë meteorit nuk janë lloji me të cilin shumica e njerëzve janë njohur. Diamantet më të njohur u formuan rreth 150 kilometra nën sipërfaqen e Tokës, ku temperaturat arrijnë deri mbi 1.000 gradë Celsius. Atomet e karbonit brenda këtyre diamanteve janë të rregulluar në forma kubike.

Në të kundërt, diamantet brenda meteorit Canyon Diablo njihen si lonsdaleite – të quajtur sipas kristalografisë britanike Dame Kathleen Lonsdale, profesoreshë e parë femër e Kolegjit Universitar në Londër dhe kanë një strukturë kristalore gjashtëkëndore.

Këto diamante formohen vetëm nën presione dhe temperatura jashtëzakonisht të larta.

Studiuesit në vend të strukturave të pastra gjashtëkëndore, ata gjetën një rritje të një materiali tjetër me bazë karboni të quajtur grafeni që ndërthuret me diamantin.

Këto rritje njihen si diafite dhe brenda meteoritit, ato formohen në një model shtresash veçanërisht intriguese. Midis këtyre shtresave janë "gabimet e grumbullimit", që do të thotë se shtresat nuk rreshtohen në mënyrë perfekte, thanë studiuesit në një deklaratë.

Gjetja sugjeron se ky material mund të gjendet në materiale të tjera karbonike, shkruajnë shkencëtarët në studim, që do të thotë se mund të jetë lehtësisht i disponueshëm për t'u përdorur si burim.

Gjetja gjithashtu u jep studiuesve një ndjenjë më të mirë të presioneve dhe temperaturave të nevojshme për të krijuar strukturën.

Dhe tani që studiuesit kanë zbuluar këto rritje të grafenit brenda meteoritëve, është e mundur të mësojmë më shumë rreth mënyrës se si formohen - dhe kështu si t'i bëjmë ato në laborator.

Strukturat e reja të çuditshme u përshkruan në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024