Stoltenberg sot për vizitë në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
96121679483776
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe do t’iu adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.

Para se të vijë në Kosovë, Stoltenberg do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën.

Të martën, më 21 nëntor, sekretari i përgjithshëm do të jetë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të mërkurën, ai do të merr pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni, ku janë ftuar të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025