Stoltenberg: NATO ndihmoi t'i jep fund luftërave etnike në Kosovë e Bosnje
Lexohet për: 2 min.
stoltenberg--foto
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur në Fondacionin  Heritage ku ka theksuar nevojat për shpenzime të shtuara dhe të qëndrueshme të mbrojtjes në të gjithë aleancën e NATO-s, ndarje më të ekuilibruar të barrës dhe rritje të prodhimit të mbrojtjes për t'u përballur me sfidat e këtij momenti kyç.

Ai ka thënë se me një luftë të plotë që po zhvillohet në Evropë, me Kinën duke u bërë gjithnjë e më e fortë, gjithnjë e më shumë aleatë e kuptojnë vlerën e qëndrimit së bashku.

“Për 40 vjet ne e frenuam Bashkimin Sovjetik, pastaj befas Bashkimi Sovjetik nuk ishte më, dhe njerëzit thanë se NATO duhet të dalë jashtë zonës, dhe ne dolëm jashtë zonës dhe ndihmuam për t'i dhënë fund dy luftërave brutale etnike në Ballkan: në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe në Serbi apo Kosovë. Dhe më pas, pas (sulmit) 9/11, NATO bëri diçka që askush nuk e parashikonte që ne do të bënim dhe që ishte të ishim në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit dhe të ndihmonim Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Stoltenberg.

Ai theksoi se, pas vitit 2014, NATO është përshtatur sërish, me më shumë fokus në mbrojtjen kolektive në Evropë dhe kjo është arsyeja pse Aleanca Veti-Atlantike është një sukses.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025