Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani është shprehur se shtetet e Ballkanit po sfidohen nga agjendat ruse e serbe. Ai ka thënë se përfshirja e eksponentëve të kësaj agjende në pozicione të larta qeveritare në Maqedoninë e Veriut është lajm për të festuar Rusia e Serbia.
Ky reagim i Ramadanit vjen pasi lideri i Partisë Demokratike Serbe (PDS) në Maqedoninë e Veriut, 62-vjeçari Ivan Stoilkoviq, është pjesë e kabinetit qeveritar.
"Sipas dokumenteve të publikuara në vitin 2018 nga OCCRP, Stoilkoviq ka qenë në koordinim me punonjësin e BIA-s në Shkup, Goran Zhivaljeviq. Qëllimi, sipas këtij dokumenti, ishte nxitja e protestave për të pamundësuar rotacionin e pushtetit në vitin 2017", thekson Ramadabi në "X" ku edhe ka publikuar një fotografi.
Ivani i BIA-s serbe sfidon shtetin e NATOs - Maqedoninë e Veriut - për t’u bërë Zv/Kryeministër
— Burim RAMADANI (@BurimRamadaniKS) June 23, 2024
- Fatkeqësisht, për këtë feston Rusia e Serbia!
Ivan Stoilkoviq është i njohur për politikën anti-shqiptare jo vetëm në RMV, por në Ballkan. pic.twitter.com/9RK4z9UKSg
Ai ka shtuar se Stoilkoviq është i njohur për lidhjen e ngushtë me Rusinë dhe viziton Moskën rregullisht. "Në konferencën e sigurisë që e organizojnë shërbimet ruse, Stoilkoviq është pjesëmarrës i rregullt që nga viti 2019. Atij i është ofruar mundësia që të zgjedhet Zv/Kryeministër i një shteti të NATOs, pra Maqedonisë së Veriut.