Stefano Sensi e dërgon Interin në çerekfinale të Kupës së Italisë
Lexohet për: 1 min.
Inter
3 vite më parë
Linku u kopjua

Interi ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Empolit për të siguruar kështu një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Madje, kampioni në fuqi ishte shumë pran eliminimit, por një gol i vonshëm i Andrea Ranokias ia siguroi vazhdimet pasi rezultati u barazua në 2-2, transmeton KosovaPress.

Paraprakisht për Interin kishte shënuar Alexis Sanchez, ndërsa Nedim Bajrami dhe Patric Cutrone ishin përkujdesur për ta përmbysur rezultatin në 2-1.

Në vazhdime, Interi u tregua skuadër më cinike dhe goli i Stefano Sensit në minutën e 104’ doli të jetë vendimtar për kualifikimin e zikaltërve më tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025