​Stavileci: Procesi i qetë dhe pjesëmarrja e qytetarëve është e mirë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
pdk
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerad Stavileci, tha se procesi zgjedhor deri tani po zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe pa ndonjë problematik të raportuar.

Sipas tij, deri në orën 11:00 ka pjesëmarrje të mirë të qytetarëve dhe se të dhënat sipas vëzhguesve të tyre në teren janë pozitive.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe pa ndonjë problematik të raportuar deri tani. Deri në orën 11:00 kemi një pjesëmarrje të mirë të qytetarëve dhe të dhënat nga vëzhguesit tanë në teren janë pozitive. Kjo është një shenjë e qartë se qytetarët e Kosovës e kuptojnë peshën e votës dhe përgjegjësinë që kanë për të ardhmen e vendit...Zgjedhjet nuk janë vetëm një e drejtë kushtetuese por një akt i drejtpërdrejtë që përcakton kursin e vendit tonë për katër vitet e ardhshme. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët që ende s’kanë votuar të dalin dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi. Sot është dita kur secili duhet të vendosë se në çfarë drejtimi dëshiron të shoh Kosovën në të ardhmen”, tha ai./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025