S’pranoi të ndalej për kontrollën rutinë, aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
S’pranoi të ndalej për kontrollën rutinë, aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë
aksident TRAFIKU1234
05/07/2026 - 14:20
Linku u kopjua

Një drejtues automjeti në Gjakovë nuk e ka ndalur mjetin e tij në pikën kufitare ku po bëheshin kontrollet rutinë policore, edhe pse zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë në magjistralen Prizren – Gjakovë, kjo nuk u arrit.

Ai nuk u ndalua derisa bëri aksident duke goditur një automjet civil në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Gjakovë, Vlera Krasniqi.

“Zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje të tij dhe, me mbështetjen e njësive të tjera, kanë tentuar ta ndalojnë në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë, mirëpo ai ka refuzuar sërish të ndalojë dhe ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë.  Gjatë përcjelljes nga një patrullë tjetër policore në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, i dyshuari ka goditur automjetin zyrtar të Policisë, duke shkaktuar aksident trafiku ku është përfshirë edhe një automjet civil”, tha Krasniqi.

Bëhet e ditur se pas aksidentit, i dyshuari është përpjekur për t’u larguar në këmbë, por është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa është ndaluar për 48 orë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026