Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon me shënimin e aktiviteteve në kuadër të "Javës Evropiane të Sportit". Fushatë së cilës i është bashkuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. Me këtë rast KOK-u ka organizuar "Forumin e Sportit", në të cilin, po diskutohet për mënyrat se si mund të bëhet masovizimi i sportit në Kosovë si rrugë për aktivizimin e të rinjve në sport.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në hapje të këtij forumi tha se përmes këtyre aktiviteteve, KOK-u synon masovizimin e sportit me theks të veçantë te fëmijët si rrugë për t’ i larguar ata nga telefonat dhe rrugët e këqija. Ai ka kërkuar nga të pranishmit në këtë forum që të japin ide të reja për mënyrën se si mund të arrihet ky qëllim dhe që efekti i tij të jetë sa më i madh në vend.
"Java Evropiane e Sportit" ka nisur me 23 shtator dhe do të përfundojë me 30 shtator. Në "Forumin për Sportin" po marrin pjesë përfaqësues të MKRS-së, të KOK-ut, kryetarë të federatave sportive dhe sportistë të fushave të ndryshme.