Spitali i Mitrovicës me njoftim për incidentin në Skenderaj: Dy persona kërkuan trajtim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spitali i Mitrovicës me njoftim për incidentin në Skenderaj: Dy persona kërkuan trajtim
14/05/2026 - 14:57
Linku u kopjua

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka konfirmuar  se në orët e pasditës dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente.

Ky njoftim erdhi pas pretendimeve të kryetarit të LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, se është rrahur nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku dhe “banda e tij”.

“Spitali i Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se, aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026