Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali do të ketë sot një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet fillimisht nga homologu i saj Glauk Konjufca dhe pastaj në takime të veçanta me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë kësaj vizite në Kosovë, Elisa Spiropali do të pritet fillmisht nga homologu i saj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.
Mësohet se Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime edhe me kryetarët e partive politike kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.