Spektakël në Tiranë, Peja sfidon Golden Eagle Ylli
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spektakël në Tiranë, Peja sfidon Golden Eagle Ylli
basketboll foto
26/03/2026 - 16:31
Linku u kopjua

Finalja e madhe e Ligës Unike në basketboll do të zhvillohet sonte 18:00, duke sjellë përballje në mes të dy skuadrave, Pejës dhe Golden Eagle Ylli.

Këto dy ekipe, të cilat kanë qenë më parë kampione të Ligës Unike, rikthehen në skenën finale me synimin e qartë, fitimin e trofeut të shumëdëshiruar. Forma e tyre gjatë këtij sezoni dhe paraqitjet në “Final 4” kanë dëshmuar se finalja pritet të jetë tejet e fortë dhe spektakolare.

Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese. Peja synon rikthimin, ndërsa Golden Eagle Ylli kërkon të konfirmojë dominimin dhe të shtojë një tjetër trofe në historinë e klubit.

Gjithçka është gati për një finale që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të basketbollit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026