Spektakël i garantuar, Brazili sfidon Norvegjinë në 1/8 e finales
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spektakël i garantuar, Brazili sfidon Norvegjinë në 1/8 e finales
52d36657-982a-4945-b255-9222e8d6b746
05/07/2026 - 10:34
Linku u kopjua

Brazili dhe Norvegjia do të përballen sonte në një nga ndeshjet më tërheqëse të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, me të dyja kombëtaret që synojnë sigurimin e një bilete për në çerekfinale.

Takimi zhvillohet në stadiumin New York/New Jersey me fillim nga ora 21:00 dhe fituesi do të përballet në fazën tjetër me fituesin e sfidës Meksikë–Angli.

Brazili vjen në këtë përballje pasi eliminoi Japoninë me rezultat 2:1, ndërsa Norvegjia siguroi kualifikimin falë fitores 2:1 ndaj Bregut të Fildishtë. Dueli pritet të sjellë përballjen mes dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, Vinicius Junior dhe Erling Haaland.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka kërkuar qetësi dhe përqendrim maksimal nga futbollistët e tij, duke theksuar se skuadra duhet të luajë pa presion përballë favoritit Brazil. Nga ana tjetër, selektori Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Neymar është i gatshëm për këtë sfidë, duke i dhënë Brazilit një armë shtesë në sulm.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026