Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.
Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për:
“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.
“Trupi gjykues konstatoi se prokurori i specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se u krye krimi i luftës i ndalimit arbitrar i pikës 1 kundër të paktën gjashtë personave në kompleksin e ndalimit në Zllash, afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999.... Duke marrë parasysh keqtrajtimin që vuajtën viktimat në tërësi , turpi gjykues konstatoi se Prokurori i Specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimti të bazuar se krimi i luftës i torturës në pikën 3 u krye ndaj së paku 6 personave në kompleksin e ndalimit në Zllash afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999. Trupi gjykues gjykoi se akuza e trajtimit mizor mbulohej tërësisht nga akuza e torturës dhe rrjedhimisht vendosi të mos e shqyrtonte më tej, kjo u bë për hire të drejtësisë për zotin Mustafa”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.