“Spanjollët e duan Serbinë, Anglia na ka çliruar e ishalla fiton”, qytetarët parashikojnë finalen e nesërme të Euro 2024
Lexohet për: 2 min.
Anketa
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Finalja e Kampionatit Evropian Euro 2024 po afron. Një ditë na ndan nga emocionet e ndeshjes së nesërme, kur edhe do të mësohet kombëtarja e re kampione e Evropës.

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë do të përballen në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit me fillim nga ora 21:00 për trofeun prestigjioz të Euro 2024.

Disa në përkrahje të Spanjës e disa për Anglinë. Qytetarët të cilët e shijonin pasditen e sotme në Parkun e Gërmisë folën për KosovaPress për favoritin e finales së nesërme, për rezultatin ndërsa pati edhe mesazh për mospërkrahje të Spanjës.

Shkëlzen Çitaku nga Prishtina për KosovaPress tha se nesër do të triumfojë Anglia, dhe se do të festojë për shkak të dy vëllezërve të tij në Londër.

Ndërkaq, Enver Rexhepi nga Prishtina tha se do të fitojë kombëtarja e cila “nuk ka dëshirë që askush të fitojë”.

Në anën tjetër, Rinesa Bajgora nga Prishtina tha se më e fortë është Spanja, dhe që ajo do të jetë kombëtarja e cila do të fitojë nesër.

Xhavit Blakaj nga Istogu por me banim në Prishtinë tha se nesër e sheh favorite kombëtaren që ai nuk ka dëshirë që të fitojë.

E një qytetar që nuk deshi të identifikohej për KosovaPress tha se favorite e sheh Anglinë, pasi që “ajo na e ka bërë neve lirinë” dhe bëri apel, edhe pse sporti është sport, duhet mu përkrah ajo që të ka çliruar.

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Olympiastadion” do të jetë nikoqir i derbit final të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë. /A.Arifi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024