Spanjë-Francë, formacionet zyrtare
Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian Euro 2024.
Në raundin e 16-të Spanja e eliminoi Gjeorgjinë 4:1, ndërsa në çerekfinale e mposhti nikoqirin e turneut, Gjermaninë me shifrat 2:1.
Në anën tjetër, Franca në raundin e 16-të e eliminoi Belgjikën 1:0, kurse në çerekfinale ju nevojit ndihma e penalltive për ta mposhtur Portugalinë.
Përballja e fundit mes Spanjës dhe Francës daton në muajin tetor të vitit 2021, ku asokohe Franca e mposhti Spanjën 2:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa do të ketë vetëm te Spanja, ku nuk do të paraqiten Dani Carvajal, Robin Le Normand dhe Pedri.
Ja formacionet zyrtare:
Spanjë: Simon; Cucurella, Laporte, Nacho, Navas; Rodri, Fabian; Williams, Olmo, Yamal; Morata.
Francë: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Kolo Muani, Mbappe