Spanja e nis me fitore rrugëtimin në Lojërat Olimpike
Lexohet për: 1 min.
Untitled
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Spanja e filloi me fitore turneun Olimpik të futbollit për meshkuj në Paris 2024, pasi ka mposhtur Uzbekistanin me rezultat 2-1 në “Parc des Princes”,

Pas gjysmë ore lojë spanjollët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Pubill pas asistimit nga Ruiz. Në minutat shtesë të pjesës së parë Uzbekistani barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Shomurodov dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, raporton KosovaPress.

Po, “Furia e Kuqe” nuk o dorëzua dhe riktheu epërsinë në 2-1 në minutën e 62’ kur realizoi Gomez që në fund rezultoi të jetë goli vendimtar për Spanjën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024