Southgate publikon listën për ndeshjet e muajit nëntor, mungon sërish Sterling
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gareth Southgate e ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit nëntor, ku sërish vërehet mungesa e Raheem Sterling.

Edhe pse Sterling ka qenë një lojtar i rregullt në listën e Anglisë, ai nuk është ftuar në pesë grumbullimet e fundit të kombëtares, pavarësisht se ka treguar ngritje në formën e tij në Premier Ligë këtë sezon, raporton KosovaPress.

Në grumbullimin e Anglisë ka emra të njohur si Bukayo Saka, Jordan Henderson, Trent Alexander-Arnold dhe James Maddison, ndërsa John Stones dhe Eddie Nketiah mungojnë si pasojë e lëndimeve.

Një tjetër emër i njohur nga Chelsea që mungon është Reece James, edhe pse së fundmi ai u rikthye nga një lëndim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme.

Anglia po përgatitet të luajë me Maltën më 17 nëntor dhe Maqedoninë e Veriut më 20 nëntor, ndeshje këto të vlefshme për kualifikimet në Euro 2024.  

Listën e lojtarëve të ftuar nga Southgate e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024