Sot zhvillohet derbi londinez, Tottenham-Chelsea
Lexohet për: 2 min.
Tottenham-Chelsea
1 vit më parë
Linku u kopjua

Xhiro e 11-të në Premier Ligën e Anglisë do të kompletohet sot, dhe atë me një ndeshje të zjarrtë siç është ajo ndërmjet Tottenhamit dhe Chelseat.

Dy skuadrat londineze janë në situata krejtësisht të ndryshme sa i përket objektivave dhe ecurisë së rezultateve.

Derisa Tottenhami është në garë për titull, rrjedhimisht në pozitën e dytë me 26 pikë dhe ka katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit,  Chelsea nga ana tjetër pas 10 ndeshjeve ka mbledhur vetëm 12 pikë duke u renditur në pozitën e 13-të, kurse në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje, raporton KosovaPress.

Në këtë përballje, të dy skuadrat vijnë me një numër të madh lëndimesh. Te Tottenhami mungojnë emra si Perisic, Sessegnon, Solomon dhe Whiteman, kurse Chelsea ka një listë të gjatë të lojtarëve të lënduar, në mesin e të cilëve edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja. Emrat tjerë të lënduar janë Chalobah, Chilwell, Chukwuemeka, Fofafa, Nkunku dhe Lavia.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “White Heart Lane” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Tottnham:  Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Sarr, Bissouma; Kulusevski, Maddison, Richarlison; Son

Chelsea: Sanchez; James, Silva, Colwill, Cucurella; Caicedo, Gallagher, Fernandez; Palmer, Jackson, Sterling

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024