Sot zhvillohet derbi lokal Ballkani-Suhareka
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës do të kompletohet sot me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante.

Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë në qytetin e Suharekës, aty ku do të zhvillohet për herë të parë derbi lokal ndërmjet dy klubeve të këtij qyteti, Ballkani dhe Suharekës, raporton KosovaPress.

Vetëm një pikë është dallimi ndërmjet këtyre dy skuadrave me Ballkanin që ka 14, ndërsa Suhareka 13 sosh.

Për më tepër, Suhareka vjen në këtë ballafaqim me trajnerin e ri, Qëndrim Kida, i cili u emërua ditën e djeshme në krye të kësaj skuadre.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:00, derisa sfida tjetër do të zhvillohet në Klinë ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit, në po të njëjtin orar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024