Sot zhvillohen çerekfinalet e para të Superkupës së Kosovës në basketboll
Lexohet për: 1 min.
6-Superkupa e Kosoves
2 vite më parë
Linku u kopjua

Spektakël të madh pritet të ketë nga data 7 deri më datën 11 të këtij muaji, kur organizohet Superkupa e Kosovës në basketboll.

Tetë klube të kampionatit elitar janë pjesëmarrëse në këtë turne, ku do të ketë përballje tejet interesante, raporton KosovaPress.

Sot do të zhvillohen dy përballjet e para të kësaj gare, të vlefshme këto për Grupet A dhe D të fazës së çerekfinales.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00, ku përballen kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli dhe klubi i Vëllaznimit.

Ndërkaq, çerekfinalja e dytë që zhvillohet në kuadër të programit të sotëm fillon nga ora 20:00, ku Sigal Prishtina zhvillon ndeshje me Ponte Prizrenin.

Superkupa organizohet nga Sigal Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ndërsa ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superkupën e Kosovës në basketboll e gjeni më poshtë.

E mërkurë (Grupi A-D)

16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi

20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina - Ponte Prizreni

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025