Sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që më 1 Maj-Ditën Ndërkombëtare të Punës, të ndal qarkullimin e automjeteve në Gërmi.

Parku i Gërmisë për këtë ditë, tanimë është bërë vendi ku qytetarët e shumë dalin në natyrë, sidomos më 1 maj.

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveq banorëve të lagjeve: ”Normale", ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia" ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”. Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri"- “Xhavit Ahmeti" dhe " Dr. Lec Gradica". Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia". Drejtoria e Inspekcionit - Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024