Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP
pzap
02/02/2026 - 08:41
Linku u kopjua

Sot, në orën 11:00, përfundon afati për subjektet politike dhe kandidatët që dëshirojnë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të nisë procesin e certifikimit të rezultateve.

Një ankesë tashmë është paralajmëruar nga Igor Simiq, i Listës Serbe. Ai ka bërë thirrje që të mos miratohet lista e kandidatëve të kësaj partie, pas vendimit të marrë të shtunën, kur dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe abstenimi i anëtarëve të tjerë të KQZ-së pamundësuan miratimin e saj.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP ka afat katër ditë për shqyrtimin e ankesave. Ndërkaq, palët e pakënaqura me vendimin e PZAP-it kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit ka afat prej tri ditësh për të marrë vendim përfundimtar.

Duke u bazuar në këto afate ligjore, vendimi përfundimtar pritet të merret deri në mes të muajit shkurt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026